Mustafa paska pasur marrëveshje me Thaçin
23 prill 2020
| 08:02
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ishte i ftuar në emisionin “Click” në RTV21. Ai tha se nuk ka pasur kërkesa nga Vetëvendosje për të bërë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Sigurisht që zoti Veseli mund të interpretoj biseda çfarë mund të ketë individ të ndryshëm por, nuk ka. E ka thënë edhe kryeministri në detyrë dhe po e them edhe unë, nuk kemi dërgu (njerëz)”, tha Abazi. Po ashtu, në “Click” ai tha se Lideri i LDK-së ka pasur marrëveshje me presidentin Hashim Thaçi.
“Shkoi një kohë e gjatë duke refuzu me dhënë emrin e presidentit. Mustafa paska pasur marrëveshje me Thaçin që në një inxhiniering prapë Thaçi do të bëhet president pasi t’i kalojë mandati i parë”, tha Mustafa.