Mustafa për Hajdarin: Shpallet fajtore, dënohet veç 700 euro dhe nuk i shkon mendja për dorëheqje
29 dhjetor 2022
| 12:56
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj dënimit të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila është dënuar me 700 euro për mosdeklarim të pasurisë.
Mustafa ka thënë se Hajdari e ka shkelur ligjin dhe nuk i shkon në mendje të jap dorëheqje.
“Ministrja e shkelë ligjin, shpallet fajtore nga gjykata, dënohet veç 700 euro dhe as mendja nuk i shkon për dorëheqje. Qysh ke ajo ‘me hajna nuk ka shtet’?”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.