Mustafa: Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm
14 shkurt 2019
| 16:00
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se për këtë parti, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.
Qytetarë të nderur, për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion naj shtetit dhe territorit të Kosovës. Nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/