Mustafa për marrëveshjen e energjisë: Tash u ka mbetur ta gjuajnë vetën me gurë, gaz e molotov

21 qershor 2022 | 13:46

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar marrëveshjet e Qeverisë Kurti si atë për tabelat si dhe marrëveshjen që sot u arritë për energjinë.

Mustafa në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se krerët shtetërorë nuk po shpërndajnë përmbajtje të marrëveshjeve, ndërsa ka pasur edhe një porosi për ta.

“Përveç se VV po i negocion marrëveshjet që i kemi arritur më parë, si atë për tabelat dhe këtë për energjinë, s’mund ta komentoj këtë të fundit, sepse ata nuk po e tregojnë përmbajtjen e saj. Tani u mbetet ta gjuajnë vetën me gurë, gaz e molotov…!”, ka deklaruar ish-kreu i Qeverisë Mustafa.

Kosova dhe Serbia kanë arritur ta nënshkruajë Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Kështu ka njoftuar gjatë ditës emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me anë të një postimi në ‘Twitter’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka ngritur disa çështje pas…