Mustafa për Osmanin: Ishte shumë periferike në bisedat për marrëveshjen me Serbinë
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE).
Sipas tij, presidentja e Kosovës nuk ka treguar nëse marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe si do të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së kësaj marrëveshje.
“Presidentja e Kosovës e ka përmend nevojën që marrëveshja të shkojë në Kuvend mirëpo ajo s’ka thënë asnjë fjalë vet. Do të duhej që edhe presidentja të merrej me këtë çështje sepse ajo e ka rolin që të kujdeset për kushtetutshmërinë”, ka thënë Mustafa në për “Kanal10”.
Ai ka shtuar se presidentja nuk ka luajtur rol në marrëveshje përveç që e ka cekur se pika shtatë e marrëveshjes do të jetë problematike, ajo ka qenë periferike në bisedat për marrëveshjen.
Rikujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian pasi sipas saj ata po kërkojnë ma shumë nga Kosovë se nga Serbia.