Mustafa për shkallën e re tatimore: Ndryshim simbolik i politikës fiskale, 6.80 euro shtesë për qytetarët
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, e ka quajtur ndryshim simbolik të politikës fiskale, ndryshimin e Ligjit për shkallën tatimore në të ardhura.
Mustafa ka thënë se individët me të hyra deri në 500 euro do t’i kenë 6.80 euro shtesë, ndërsa ka thënë se për katër vite qeverisjeje, është masa e vetme lehtësuese kundrejt rritjes së kostos së jetesës.
“Qeveria e paska bë një ndryshim simbolik të politikës fiskale, përmes ndryshimit të shkallëve të tatimit në të ardhura personale. Individët me të hyra të tatueshme prej 500 euro, tani do ti kenë në llogaritë e tyre 6.80 euro shtesë. Pra, në 4 vite qeverisje, kjo është reforma fiskale e kësaj qeverie dhe masa e vetme lehtësuese kundrejt rritjes së kostos së jetesës, 6.80 euro shtesë”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.
Shembull: