Mustafa për të plagosurin nga Medvegja: Le të lutemi që të shpëtojë nga fataliteti
29 tetor 2019
| 20:28
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka reaguar lidhur me ngjarjen e tmerrshme të Medvegjës, ku ka mbetur i plagosur rëndë, Milazim Murati.
“Një lajm sa i hidhur po aq i tmerrshëm. Plagoset i riu Milazim Murati nga Gërbaci i Medvegjës, nga autoritet policiore. Le të lutemi që të shpëtojë nga fataliteti”, ka shkruar Ragmi Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
Para pak orëve, policia lokale e Medvegjës, ka plagosur rëndë 34-vjeçarin Milazim Muratin nga Gërbaci i Medvegjës.
Nuk dihen detajet e rastit të plagosjes.