
Mustafa për verdiktin e Kushtetueses: Drejtësia e Kosovës po funksionon
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon.
Ai ka thënë se LDK-ja gjithherë ka respektuar vendimet e kësaj gjykate.
“Kemi kontribuar që ky institucion të jetë i pavarur dhe ta gëzojë besimin e plotë.
Janë këto personalitete që mbajnë peshën e drejtësisë dhe demokracisë në shtetin tonë të ri. Vendimi i Gjykatës nuk i destinohet një partie dhe një grupi por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
“I takon Qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK-ja që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kësaj drejtësie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë”, ka shkruar lideri i LDK-së.
(A.M / Epoka e re)