Mustafa përforcon Drenicën
28 korrik 2019
| 13:04
Në vazhdën e angazhimeve për krijimin e një skuadre të fortë për edicionin e ardhshëm, KF Drenica ka arritur marrëveshje një vjeçare me mesfushorin e njohur nga Vushtrria, Argjent Mustafa.
26-vjeçari ka bërë karriere në shumë skuadra si FC Prishtina, KF Trepça ‘89, KS Besa Kavajë, KF Laçi, KF Partizani, FC Kamza, KF Vushtrria , kurse ekipi ku u paraqit se fundmi ishte KF Flamurtari (Vlorë).
Drejtuesit e klubit kuqezi, po vazhdojnë punën intensivisht në afatin kalimtar, dhe pritet të arrijnë edhe disa përforcime tjera gjatë ditëve në vazhdim.