Mustafa: Përfundimisht përcaktuam vijat kufitare
22 mars 2018
| 21:20
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, e ka quajtur një sukses të madh, ndërsa pret që tani KE dhe BE ta kryejnë punën e tyre sa më shpejtë.
“Është një suksesi i madh i Kosovës, pasi i përcaktuam përfundimisht vijat kufitare të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa për “RTK”-në.
Duke i uruar qytetarët për këtë vendimin të rëndësishëm, ai shpreson se tani Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian do ta bëjnë punën e tyre sa më shpejtë.