Mustafa përgëzon Veselin për vendimin e sotëm
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, Qemajl Mustafa, ka mirëpritur vendimin e kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli për lirimin nga detyra të gjithë të emëruarit e PDK-së që kanë aktakuza dhe që mbajnë pozita në institucionet publike.
“E vërteta dhemb por shëron. E përgëzoj kryetarin Veseli për vendimin që të akuzuarit për krim, korrupsion, tejkalim të detyrave zyrtare dhe për nepotizëm t’i pezullojnë detyrat e tyre publike në parti e në institucione. Vetëm ata që sot e çdo ditë të ardhshme i qëndrojnë pranë këtij vendimi, janë argatë të pastrimit të ‘oborrit’ tonë e pastaj edhe të shoqërisë tonë në tërësi. E vërteta shpesh dhemb shumë por ajo edhe shëron qëndrueshëm”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/