Mustafa përkujton Faruk Spahijën
03 tetor 2018
| 12:43
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot veprimtarin e shquar, kryetarin e Komunës së Mitrovicës, anëtarin e kryesisë, Faruk Spahija.
Në përvjetorin e tij, kryetari Mustafa veçon kontributin e tij që dha për Kosovën dhe institucionet e vendit tonë.
“Faruk Spahija ishte intelektual, veprimtar i devotshëm i cili në kohë të vështira për shtetin tonë punoi shumë, si kryetar i Mitrovicës dhe veprimtar i LDK-së”, ka thënë kryetari Mustafa.
“Spahija ishte personalitet i veçantë i cili dha shumë për vendin tonë dhe Mitrovicën.
Veprat e tij do të mbesin gjatë në kujtimet tona!”, ka thënë Mustafa.
/Epoka e re/