Mustafa përkujton ish-deputetin e LDK-së, Smajl Hajdaraj
17 janar 2019
| 11:22
Në-17 vjetorin e vrasjes së ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, e ka përkujtuar atë, duke shprehur dhimbje për humbjen e tij.
“Smajl Hajdaraj ishte deputet e aktivist shembull se si mbrohet liria dhe kultivohet demokracia në vend. Hajdaraj ishte atdhetar i cili nuk kurseu veten deri në ditën e fundit të jetës, dhe humbja e tij nuk është humbje vetëm për familjen e tij por edhe për gjithë Kosovën”, ka thënë Mustafa.
/Epoka e re/