Mustafa përkujton Xhavit Ahmetin në 22-vjetorin e vdekjes
21 nëntor 2018
| 10:07
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar Xhavit Ahmetin, në 22 vjetorin e vdekjes së tij.
“Xhavit Ahmeti ishte intelektual, personalitet me virtyte të larta politike dhe kulturore dhe politikan i mençur i cili në kohë të vështira të Kosovës dha kontribut të madh për arsimin shqip, shkencën dhe politikën”.
“Vdekja e Xhavit Ahmetit, veprimtarit të dalluar që e donte shumë Kosovën, ka lënë zbrazëti në proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës. Ai punoi shumë dhe dha gjithçka për Kosovën pa u dorëzuar në asnjë moment”, ka thënë Mustafa.
Xhavit Ahmeti humbi jetën tragjikisht më 21 nëntor të vitit 1996.