Mustafa: Po ndihem sikur po rrihem për së dyti

11 janar 2018 | 21:28

Drejtori i Valës, Agron Mustafa, ka thënë se po ndihet sikur po rrahet për së dyti kur po sheh që nuk ka masa ndaj policëve që e kanë sulmuar dhe rrahur.

“Për mua paraqet një rrahje të dytë, një nxitje për akte të tjera, mesazh inkurajues, që jeni të lirë të veproni, sepse ne jemi ata që nuk do të lejojmë që të prekeni”, ka thënë ai. Perceptimi për Policinë është pozitiv dhe edhe unë e ndajë, por duket që edhe në mesin e tyre ka të tillë që nuk e meritojnë të jenë aty. Nuk do ta besoja që një dhunë e tillë do të mund të ndodhte diku, derisa më ndodhi mua”, ka thënë ai në “RTK”.

Mustafa ka theksuar se përmes rrugës ligjore do të shkoj deri në fund për zbardhjen e të vërtetës të rastit të tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LDK në Prizren, ku bërë përzgjedhja e emrave për drejtorë…