Mustafa: Po premtojnë stadium kombëtar për vitin 2030, për 4 vjet nuk arretien ta rinovojnë atë të Gjilanit
Arben Mustafa i PDK-së ka reaguar ndaj premtimit të pushtetit se do ta ndërtojnë stadiumin kombëtar në vitin 2030. Sipas tij, ata më mirë do të ishte të tregojnë se si nuk mundën ta rinovojnë stadiumin e Gjilanit për 4 vjet sa janë në pushtet.
Mustafa ka thënë se ka ardhur koha që me vendin të qeverisin ata që e duan punën, me në krye Bedri Hamzën.
“Në vend se të flasin për të arritura, po flasin për premtime, sepse nuk kanë çka të tregojnë! Po na premtojnë stadiumin kombëtar për vitin 2030! Më e udhës do të ishte të raportojnë sesi nuk mundën ta renovojnë një stadium në Gjilan për 4 vite! I provuam, humbëm vite, por mjafton me kaq! Tani është koha për një Kryeministër dhe qeveri serioze e të punës! #bedrihamzakryeminister”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.