Mustafa: Populli i Kosovës do ta përkujtojë përherë veprën e regjisorit Bekim Lumi
30 korrik 2018
| 11:33
Me rastin e vdekjes së regjisorit Bekim Lumi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime familjes Lumi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Bekim Lumi ishte anëtar i Këshillit të Ekspertëve për Kulturë, Rini dhe Sport të LDK-së, mik e bashkëpunëtor duke dhënë kështu gjithë potencialin e tij për kulturën dhe artin.
Veprimtaria e tij prej artisti kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për kulturën dhe artin në Kosovë.
Qytetarët dhe populli i Kosovës do ta përkujtojnë përherë veprën e regjisorit Bekim Lumi në ngritje të shumë brezave të artistëve në Kosovë.
Ngushëllime Familjes Lumi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë artistëve”, është thënë në ngushëllimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.