Mustafa: Populli shqiptar do ta kujtojë Annanin për kontributin që dha për Kosovën
18 gusht 2018
| 22:56
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur pikëllim të thellë për vdekjen e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.
Mustafa kujtoi se Kofi Annan se për punën e tij humanitare fitoi Çmimin Nobel për Paqe.
“Populli shqiptarë do ta kujtoj Kofi Annan për kontributin e tij në periudhën e luftës në Kosovë dhe për rolin kyç të OKB’së në rindërtimin e paqes në Kosovë”.
“Kosova vlerëson kontributin e çmueshëm në promovimin e paqes të ish-Sekratarit të OKB’së, Kofi Annan, dhe në përhapjen e vlerave demokratike në Ballkanin e trazuar nga luftërat, si dhe në përkrahjen e të drejtës fundamentale të krijimit të shtetit të lirë. Bota ka humbur një njeri të madh”, ka thënë Mustafa.