Mustafa premton mbështetje për fermerët rahovecian

16 maj 2020 | 14:33

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë vizituar sot vreshtarët, blegtorët dhe kultivuesit e perimeve e fidanëve në këtë komunë, ku ka parë nga afër punën e tyre dhe është informuar me sfidat që po përballen këta prodhues gjatë kësaj kohe.

Me këtë rast, Mustafa, ka thënë se do të vazhdojë mbështetjen për fermerët e të gjitha komunave, duke përfshirë edhe të Rahovecit.

“Mbështetjen për prodhuesit bujqësor në këtë komunë do ta vazhdojë dhe në të njëjtën kohë do të jem pranë jush për të parë nga afër ecurinë e veprimtarive tuaja. Po ashtu, do të angazhohem në vazhdimësi që sfidat dhe problemet me të cilat ju përballeni në këtë sektor, t’i tejkaloni pa ngecje”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi,  e ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë dhe përkrahjen e sektorit të bujqësisë në këtë komunë, pavarësisht gjendjes së krijuar. (L.G/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku i klubit të madh rus të basketbollit, CSKA Moska,…