Mustafa premton përkrahje për sektorin e përpunimit të mishit

22 qershor 2020 | 16:03

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa, ka pritur të hënën në takim kryetarin e Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci, me të cilin ka diskutua për gjendjen e këtij sektori dhe problemet me të cilat ata po përballen.

Me këtë rast, Mustafa është zotuar se do ta përkrah këtë sektor të bujqësisë.

“Do të vazhdojë të angazhohem që çdo sektor i bujqësisë të ketë përkrahjen tonë, e sidomos sektorët të cilët janë më të ndikuar dhe të prekur nga pandemia Covid-19, ku përfshihet edhe sektori i përpunimit të mishit, në mënyrë që t’i tejkalojnë këto sfida dhe të vazhdojnë të fuqizojnë punën e tyre edhe më tej”, ka thënë Mustafa gjatë vizitave të fundit në terren kishte parë nga afër problemet me të cilat janë duke u përballur prodhuesit dhe përpunuesit e mishit, ku ka theksuar se do të vazhdojë përkrahja e MBPZhR-së përmes programeve mbështetëse të subvencioneve dhe granteve.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Mishit, Naser Rusinovci ka falënderuar ministrin Mustafa për gatishmërinë dhe e ka njoftuar më hollësisht për situatën në të cilën ndodhet ky sektor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të prezantimit të…