Mustafa: Presidentin jemi duke e kërkuar për çështje parimore

16 dhjetor 2019 | 16:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pas mbledhjes me kryetarët e degëve të kësaj partie, ka bërë me dije se ka informuar ata në lidhje me ecurinë e bisedave me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Mustafa ka thënë se procesi i bisedimeve është duke vazhduar. Ai ka deklaruar se me Vetëvendosjen kanë mbetur edhe disa çështje për t’u diskutuar, raporton “Epoka e re”.

https://www.facebook.com/kosovapress/videos/499353817591544/

Mustafa ka thënë se LDK-ja është e interesuar për të krijuar besim qeverisës me Vetëvendosjen.

Më tutje, ka thënë se kërkesa e LDK-së për çështjen e presidentit është parimore. Ai ka thënë edhe kjo çështje është në interes të besimit në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes.

I pari i LDK-së ka thënë se pozitën e presidentit janë duke e kërkuar për çështje parimore.

“Ajo që ne në LDK e vlerësojmë e që është themelore është se ne ta shtojmë mirëbesimin dhe respektin reciprok. Ne si partnerë të ardhshëm duhet të jemi, në qoftë se kemi besim, nëse ky besim mungon këto probleme do të shpërfaqen edhe më vonë me qeverisjen e vendit. Nuk kemi ngrirje të qëndrimeve sa i përket pozitave të caktuara. Edhe çështja e presidentit mendojmë se është çështje parimore, dhe po ashtu është çështje e mirëbesimit ndërmjet nesh në mënyrë që edhe ndarja e pozitave të bëhet e tillë, që asnjë palë të mos dalë super e fuqishme nga ky koalicion. Kjo është kërkesa e vetme, asnjë kërkesë apo formulë personale nuk ka. Janë çështje që interesin e subjekteve ta barazojmë dhe të kemi përgjegjësi të barabartë”, ka thënë Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi po përgatitet për ndeshjen që do të luajë…