Mustafa: Presidentja është megafon i tmerrshëm destruktiv

31 janar 2022 | 15:48

Ish-kryeministri Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur presidentes Vjosa Osmani, e cila sot ka fajësuar ish-kryeministrat e Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjeve se Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mustafa ka thënë se presidentja Osmani është një megafon destruktiv.

“Kjo është një megafon i tmerrshëm destruktiv”, ka deklaruar Mustafa për Express.

Presidentja Osmani sot ka thënë se ish-kryeministra të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme, të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive.

“Ajo që është problemi i madh është se kanë qenë përfaqësues të Republikës së Kosovës ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive. Pra duhet ta themi një realitet që është, sepse është e zeza në të bardhën, është letër e nënshkruar nga ish-kryeministra të Kosovës dhe përgjegjësia duhet të merret si e tillë. Dhe rrjedhimisht këto tendencat që pastaj të gjuhet përgjegjësia te komuniteti ndërkombëtar dhe të fshihen para komunitetit ndërkombëtar nuk i bëjnë nder Kosovës. Si përfaqësues të Republikës së Kosovës ne jemi të vendosur që të mos lejojmë të implementohen në vendin tonë, që është ndërtuar me shumë sakrificë, modele të cilat do ta bënin shtetin tonë jofunksional”, ka deklaruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk…