Mustafa pret në takim deputetin e Bundestagut, Peter Beyer
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me anëtarë të kryesisë së LDK-së, janë takuar me deputetin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer dhe Johannes Rey, shef i zyrës së Fondacionit KAS për Kosovë.
Mustafa ka njoftuar Beyer rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike dhe ka falenderuar shtetin gjerman për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin mes LDK-së dhe CDU-së, si dy parti partnere të EPP.
Po ashtu, kryetari Mustafa, ka falendëruar Rey për bashkëpunimin me Fondacionin KAS për gjithë përkrhajen që i kanë dhënë LDK-së dhe dy Forumeve, atij të Gruas dhe Rinisë.
Deputeti z. Beyer falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.