![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/besiana-mustafa.png)
Mustafa: Pse duhen 150 milionë euro për autostradën drejt Tetovës, e jo për rrugët nacionale
27 tetor 2021
| 19:56
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e 150 milionë eurove për autostradën që lidh qytetin e Prizrenit me Tetovën.
Mustafa thotë se rrugët që lidhin Prishtinën me qytetet tjera sikur Podujeva, Mitrovica, Gjilani, Peja e Gjakova ende nuk kanë përfunduar.
“Pse duhen ndarë bash sot 150 milionë euro për rrugën për Tetovë, kur veç e kemi autostradën për Shkup, e jo për rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë…?!”, ka shkruar ai në “Facebook”.