Mustafa: Qeveria e pakicës nuk është opsion real

28 dhjetor 2019 | 23:06

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë për RTV21, ka thënë se Qeveria e pakicës nuk është opsion real.

Ai ka lënë të kuptohet se Vetëvendosja veproi njëanshëm, dhe pa asnjë njoftim, kur deputeti i saj, Glauk Konjufca, u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Mustafa e ka paralajmëruar LV-në se s’do t’i ketë votat e LDK-së, nëse synon ta bëjë qeverinë e vetme.

“S’mund të them se është opsion real (qeveria e pakicës, v.j.), sepse nëse veprohet në mënyrë të njëanshme, pa konsultime, pa njoftime, atëherë s’ka kuptim që të jepen votat blanko”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se LDK-ja duhet t’i japë përgjigje votuesve të vet, në të kundërtën përgjegjësia mbetet tek Vetëvendosje.

“Në qoftë se ne e marrim bindjen, me të cilën i jepim përgjigjen votuesve tanë se kjo është zgjidhje, në rregull, nëse jo atëherë kjo mbetet çështje e përgjegjësisë së LV-së”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se miratimi i Ligjit për…