
Mustafa: Qeveria Haradinaj është e dëmshme për Kosovën
03 shtator 2018
| 20:36
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria Haradinaj është e dëmshme për Kosovën.
Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ai ka thënë se kjo qeveri ka rreth 100 zëvendësministra.
Ai ka theksuar se në qeverisjen e tij nuk ka pasur një numër të madh të zëvendësministrave.
Ish-kryeministri Mustafa ka thënë se nuk po sheh sukses të kësaj qeverie në luftimin e krimit të korrupsionit.
Mustafa ka pohuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.