Mustafa: Respektojmë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese
01 maj 2020
| 15:13
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, ka thënë se janë të gatshëm të shkojnë nesër ( e shtunë) në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë Hoti, por edhe respektimin e çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Mustafa ka thënë se përpos Gjykatës Kushtetuese askush nuk ka të drejtë ta ndalojë mbajtjen e seancës për votimin e qeverisë.
Pavarësisht kësaj, Mustafa ka thënë se besojnë se dekreti i presidentit Thaçi për mandatarin për formimin e qeverisë është në përputhje të plotë me Kushtetutën.