Mustafa: Rizgjedhja e Merkelit kancelare, lajm i mirë për Kosovën
14 mars 2018
| 16:39
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka uruar Angela Merkelin marrjen e mandatin e katërt në krye të Qeverisë të Gjermanisë.
Mustafa ka thënë se rizgjedhja e Merkelit në këtë pozitë është lajm i mirë për Kosovën.
“Zgjedhja e kancelares Angela Merkel në mandatin e katërt, lajm i shkëlqyeshëm edhe për Kosovën. Urime!”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.