Mustafa: Rugova ishte prijësi me të cilin njihet epoka e pavarësisë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një akademi përkujtimore në 13-vjetorin e vdekjes së ish- presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-kryetarit të kësaj partie, Ibrahim Rugova.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kujtuar Rugovën si figurë me të cilin lidhet shtetësia e Kosovës.
“Rugova ishte prijësi me të cilin lidhet një epokë, epoka e pavarësisë”, është shprehur Mustafa.
Ai ka thënë se 13 vjet më parë Kosova në mënyrë madhështore ia dha lamtumirën madhështore presidentit të vet, njeriut më të urtë dhe kosnistent që ka pasur skena politike dhe institucionale e vendit.
“Rugova lindi dhe mbeti njeri i këtij vendi, i popullit shqiptar dhe dheut të Kosovës. Rugova nga prijësi kulturor u shndërrua në prijës nacional. Rugova ishte i kalitur me vullnet njerëzor, ai i ndente dhe kuptonte aspiratat, qëllimet dhe vuajtjet si në Kosovë por edhe në trojet etnike shqiptare”, ka thënë Mustafa.