Mustafa: Rugova me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike

02 dhjetor 2019 | 08:18

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot ish-presidentin Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75-vjetorit të lindjes.

“Presidenti Rugova padyshim është arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova është vizionari i Republikës të Kosovës që e udhëhoqi popullin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e aspiratave tona shekullore. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe ndërtoi shumë miqësi në politikën ndërkombëtare”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneriterin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes…