Mustafa: ShBA-të demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit

26 mars 2020 | 23:11

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së ShBA-së se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ShBA-të demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit.

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj. Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit!”, ka shkruar Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy kryetarë të komunave, ai i Gjakovës dhe i Prishtinës,…