Mustafa: Iniciativat për shfuqizimin e Ligjit për Specialen, rrënuese për shtetin
22 dhjetor 2017
| 20:40
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se do të jetë rrënuese e shtetit të Kosovës iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
“Si kryetar i LDK-së i konsideroj rrënuese për shtetin tonë dhe të dëmshme për drejtësinë iniciativat për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. E përkrah plotësisht qëndrimin e grupit tonë parlamentar për këtë çështje”, ka shkruar Mustafa në profilin e vet në “Facebook”.