Mustafa: S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me ShBA-në

10 mars 2020 | 16:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se marrëdhëniet me ShBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike.

Ai ka thënë se deklarata e senatorit Predue për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova flet qartë se në cfarë faze është vendi ynë.

Më tutje, Mustafa, ka thënë se nuk ka taksë dhe reciprocitet që vë ne peshojë marrëdhëniet e Kosovës me aleatin kryesor, ShBA-në.

“Do të bashkëbisedojë me kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do t’i bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar qytetarë,

Marrëdhëniet me ShBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi.

S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.

Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky është qëndrimi dhe zëri i LDK-së.

Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me ShBA.
Jam në komunikim me ambasadorin Grenell.

E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Uashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.

Do të bashkëbisedojë me kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do t’i bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komanda Rajonale Lindore brenda forcës paqeruajtëse të NATO-s ka dërguar…