Mustafa takohet me ambasadorin Kosnett

08 tetor 2019 | 18:27

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar të martën me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Gjatë këtij takimi është diskutuar për procesin zgjedhor të së dielës.

Me këtë rast kryetari Mustafa ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës.

Sipas komunikatës së LDK-së, ambasadori Kosnett ishte i kënaqur me atë se sa mirë ka shkuar procesi zgjedhor, me daljen e lartë në votime, dhe për faktin se kishte aq shumë përqendrim në çështjet për të cilat shqetësohen votuesit.

Ai ka thënë se pret një përqendrim të ripërtërirë në përparim kundër korrupsionit, në ekonomi, dhe në dialog me Serbinë drejtë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sillte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë nënkryetarët Agim Veliu, Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe anëtarja e Kryesisë, Vlora Dumoshi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bastian Schweinsteiger edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli aktiv. Mesfushori…