Mustafa takohet me O’Connellin, thotë se situata në vend është ndërlikuar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Gjatë këtij takimi është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me zhvillimet e fundit.
Kryetari Mustafa ka vlerësuar se gjendja aktuale politike në vend është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon angazhim serioz dhe kreativ të të gjithë akterëve politikë për të garantuar mbrojtjen e interesave shtetëror të Kosovës.
Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa ka shprehur përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.
Ndërkohë ambasadori O’Connell, ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
/Epoka e re/