Mustafa takohet me shefin e BE-së në Kosovë, bisedojnë për viza dhe marrëveshjet në Uashington
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur të enjten në një takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog.
Gjatë këtij takimi, Mustafa e ka njoftuar Szunyogun për zhvillimet e fundit politike, qëndrimin e LDK-së në luftën kundër pandemisë dhe çështje tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.
I pari i LDK-së është shprehur i kënaqur me marrëveshjen që është arritur në Uashington, të cilën e cilësoi si një ndër çështjet me rëndësi të Kosovës në raport me BE-në.
Sipas njoftimit të LDK-së, në takim është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e Kosovës në familjen e vendeve demokratike evropiane dhe për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, si dhe zhvillimin ekonomik.
Ndërsa ambasadori Szunyog, ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë t’i përkrahë institucionet e Kosovës në procesin e përafrimit me BE-në.