Mustafa takoi ambasadorin O’Connell, flasin për zhvillimet politike
17 janar 2019
| 16:13
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi O’Connell.
Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa ka shprehur përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje.
Ndërkohë ambasadori O’Connelli, ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
/Epoka e re/