Mustafa takoi komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë
06 shkurt 2019
| 15:16
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario.
Fillimisht ministri e uroi për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim mes dy institucioneve.
Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, ku u vlerësua të jetë e qetë.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e mirë dhe u shprehen të gatshëm që bashkëpunimi I ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it të thellohet edhe më tej.
/Epoka e re/