Mustafa takon ambasadoren e Kroacisë
20 shkurt 2019
| 14:46
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar sot me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, ka njoftuar LDK-ja përmes një komunikate për medie
Mustafa ka falënderuar shtetin e Kroacisë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës. Po ashtu, ai ka njoftuar ambasadoren për qëndrimet e LDK-së për proceset aktuale.
Kurse, ambasadorja kroate e falënderoi liderin e LK-së për pritjen duke e vlerësuar rolin e LDK-së në këto procese.
/Epoka e re/