Mustafa takon ambasadorin Delawie, flasin për temat aktuale
11 shtator 2018
| 14:30
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka pritur në takim përshëndetës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.
Gjatë këtij takimi, Mustafa ka falënderuar ambasadorin Delawie për kontributin e madh të tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan në shtetndërtimin e Kosovës.
Në këtë takim Mustafa e Delawie kanë biseduar edhe për çështjet tjera aktuale, me rëndësi për Kosovën dhe rolin e ShBA-së.
Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri e Agim Veliu, sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri dhe kryetarja e Forumit të Gruas të kësaj partie, Lirije Kajtazi.