![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/03/isa-mustafa.jpg)
Mustafa takon ambasadorin francez
04 shkurt 2019
| 17:32
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chambert.
Në këtë takim është diskutuar për çështjet aktuale politike, ekonominë, dhe qëndrimin e LDK-së për dialogun, është thënë në një komunikatë për medie të LDK-së.
Sipas kësaj komunikate, Mustafa ka falënderuar diplomatin francez për angazhimin në Kosovë që ka bërë Franca ndër vite.
/Epoka e re/