Mustafa takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën politike dhe dialogun
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti dhe anëtaren e Kryesisë, Vlora Dumoshi kanë pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.
Kryetari Mustafa ka falënderuar ambasadorin Heldt për kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.
Kryetari Mustafa e ka njoftuar ambasadorin Heldt për situatën aktuale politike, qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë dhe çështje tjera me rëndësi, si dhe ka shprehur përkushtimin e LDK-së për avancimin e proceseve të rëndësishme për Kosovën në bashkëpunim të plotë me autoritetet gjermane.
Kurse ambasadori Christian Heldt e ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.
/Epoka e re/