Mustafa takon Ashtonin, diskutojnë për bashkëpunim në fushën e sigurisë
10 shtator 2019
| 13:07
Ministri në largim i Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), Ekrem Mustafa, sot është takuar me ish-përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Ai ka treguar se gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit më të thellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në disa fusha të sigurisë.
“Në takim me baroneshën Catherine Ashton, ish-përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian, e falënderova për angazhimin e saj për Kosovën, si dhe diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit më të thellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në disa fusha të sigurisë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/