Mustafa: Teuta Rugova duhet t’ia sqarojë vetvetes se çfarë përfaqëson në Kuvendin e Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, për gazetën “Epoka e re” ka dhënë qëndrimin e tij sa iu përket veprimeve të deputetes së LDK- së, vajzës së ish-presidentit Rugova, Teutës, e cila në disa raste po del të jetë shpëtimtare për këtë koalicion qeverisës.
Në pyetje se a do të marrë ndonjë masë LDK-ja? Mustafa, është përgjigjigjur:
“Para së gjithash, deputetja Rugova duhet t’ia sqarojë vetvetes se çfarë përfaqëson në Kuvendin e Kosovës. Ajo është deputete e LDK-së dhe e asnjë liste tjetër. E kemi përfshirë në listën tonë dhe e kemi përkrahur si vajzë të re dhe, si e tillë, ka marrë vota dhe besimin qytetar. Ndërkaq, LDK-ja nuk mund të diktohet nga jashtë se si duhet të sillemi ndaj deputetëve tanë”, ka thënë Mustafa në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, të cilën të plotë mund ta lexoni në numrin e së shtunës.