Mustafa: Themelimi i ushtrisë, fitore për Kosovën dhe ShBA-të
03 tetor 2018
| 13:45
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se themelimi i ushtrisë së Kosovës i cili filloi sot me procedurat parlamentare do të jetë një fitore e rëndësishme e vendit tonë por edhe e SHBA-be, që i dolën përkrahëse këtij procesi.
“Themelimi i ushtrisë, i cili filloi sot me procedurat parlamentare, do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës, por edhe e SHBA-ve, të cilat e përkrahën këtë proces krahas mbështetjes së tyre të fuqishme në ngritjen e FSK-së si forcë moderne. FSK si ushtri e Kosovës, meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të saj, të bëhet pjesë e merituar e NATO-s dhe faktor i rëndësishëm i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë”, ka shkruar Mustafa.