Mustafa thotë se ambasadat e huaja janë të interesuara që vendi të ketë qeveri të re
21 janar 2020
| 12:59
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka takuar sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott.
Pas këtij takimi, Mustafa ka thënë se ambasadat e huaja janë të interesuar që Kosova ta ketë qeverinë e re. “Edhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt Kosova të bëhet me Qeveri”, ka deklaruar Mustafa.
Mustafa ka treguar se sot LDK-ja do të mbajë mbledhjen e Kryesisë në të cilën do të diskutojë për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.