Mustafa thotë se i kanë votat për formimin e qeverisë Hoti
28 prill 2020
| 15:35
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka konfirmuar se i kanë votat për ta bërë koalicionin LDK-AA-Nisma-Lista Serbe dhe disa parti tjera politike.
Mustafa ka theksuar se bashkë me të nominuarin e kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hotin, do të takohet për të diskutuar për punën që është bërë deri më tani për finalizimin e koalicionit.