Mustafa thotë se janë duke bashkëpunuar me LV-në dhe PSD-në për rrëzimin e Qeverisë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në konferencën pas përfundimit të Kuvendit të partisë së tij, ka thënë se janë në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe ka kontakte edhe me Partinë Socialdemokrate, në mënyrë që të ngritët mocioni për rrëzimin e qeverisë.
Kreu i LDK-së ka deklaruar se qeveria e tanishme është e padobishme dhe janë gati të japin nënshkrimet që sot në mënyrë që qeveria të bie.
“Ne jemi në biseda me Vetëvendosjen, në një formë ka edhe kontakte me Partinë Socialdemokrate që kjo punë të bëhet dhe si LDK ne jemi në gjendje prej sot me i dhënë nënshkrimet tona e do t’i japim për aq deputetë sa jemi në Kuvend.[…] Duhet sa më shpejtë që t’ia thyejmë këmbët kësaj qeverisje sepse është e padobishme për Kosovën”, ka thënë Mustafa.
Ish-kryeministri ka folur edhe për Kuvendin e Punës së LDK-së ku tha është trajtuar puna dhe aktiviteti i partisë për katër vite për çfarë është vlerësuar, si dhe raporti financiar i cili gjithashtu në mënyrë unanime ka marrë vlerësime të larta.