Mustafa thotë se LDK-ja ka edhe planin “B”, shkon në opozitë

18 dhjetor 2019 | 18:21

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa shpreson se para 26 dhjetorit do të arrihet marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka bërë me dije se LDK-ja për postin e presidentit ia ka ofruar edhe një ministri më shumë Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa ka thënë se posti i presidentit nuk duhet t’i bllokojë bisedimet për bashkëqeverisje me LV-në, në të kundërtën ka thënë se partia që drejton ka edhe planin “B” për të dalë në opozitë.

“LV-ja na ka pyetur se a kemi plan B, ne i kemi thënë se plani është të shkojmë në opozitë”, është shprehur Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka vizituar Komunën…