Mustafa thotë se nuk e di nëse do të ketë sot takim me Kurtin
Lëvizja Vetëvendosje (LV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë hyrë në fazën finale të mundësisë për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Përkundër se pas tri ditëve pritët të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, dy partitë e para në zgjedhjet e 6 tetorit ende nuk kanë arritur formalizimin e koalicionit të ardhshëm.
Në lidhje me arritjen e kësaj marrëveshje, lideri i LDK-së, Isa Mustafa duke mos e mohuar takimin për sot me liderin LV-së, Albin Kurtin, ka thënë se nuk e di a do të ketë takim.
Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit ka mbi dy muaj që është duke negociuar me LDK-në për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Por edhe pse kanë arritur pajtim për programin qeverisës, dallimet janë shfaqur në ndarjen e pushtetit, ku LDK mes tjerash po kërkon postin e presidentit./Ksp/